Postuar më: 28 Prill 2014

RAPORTI I MONITORIMIT Për periudhen Janar-Mars 2014

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, në aktivitetin e saj për periudhen Janar-Mars 2014 është mbështetur në Misionin e saj, si dhe në :

  • Sistemin e Planifikimit të Integruar;
  • Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Social Ekonomik;
  • Kuadrin Makroekonomik;
  • Misionin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë;
  • Objektivat dhe zhvillimin e Politikave Sociale
  • Strategjinë sektoriale për Mbrojtjen Sociale
  • Punësimin dhe Sigurimet Shoqërore
  • Programet e zhvillimit

MMSR synoi zhvillimin e këtyre prioriteteve :

  • Zhvillimin Institucional,
  • Zhvillimin e Tregut të Punës,
  • Ndërhyrjet afatshkurtëra dhe afatmesme në tregun e punës për zbutjen e papunësisë,
  • Përsosjen e menaxhimit të programeve të rrjetit të shërbimeve sociale.
  • Fuqizimin e skemës së Sigurimeve Shoqërore,
  • Zhvillimin e shërbimeve sociale në komunitet dhe ngritjen e shërbimeve komunitare alternative,
  • Uljen e nivelit të varfërisë,
  • Integrimin gjinor,
  • Inspektimin në Punë.
  • Programe per rinine

Objektivat e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, për periudhen Janar-Mars 2014, konsistuan në:

  1. Garantimin e mbulimit sa më të plotë të popullsisë së vendit me elemente të sigurimeve shoqërore të detyrueshme
  2. Zbatimin e programeve aktive për integrimin e të varfërve në jetën social-ekonomike
  3. Mbulimin me ndihmë ekonomike të familjeve të varfëra
  4. Plotësimin e tipologjisë së shërbimeve sociale
  5. Sigurimin e një tregu pune efiçent
  6. Sigurimin e një rrjeti të aftë dhe efektiv të mbrojtjes sociale
  7. Zgjerimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të punësimit
  8. Inspektimin ne punë
  9. Nxitjen e barazisë gjinore
  10. Programet per rinine

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, për 3/Mujorin e I-re 2014, ka administruar dhe menaxhuar fondet buxhetore, sipas tetë programeve të miratuara, e konkretisht:

  1. Planifikim, Menaxhim dhe Administrim.
  2. Sigurimi Shoqëror
  3. Perkujdesi Social
  4. Punesim, Formim dhe Arsim Profesional
  5. Inspektimi në Punë
  6. Perfshirja Sociale
  7. Mbeshtetje per Kultet Fetare
  8. Rehabilitimi i te Perndjekurve Politike

Buxheti për 3/Mujorin e I-re 2014, i planifikuar për këto 8 programe, është realizuar në masën 100 % 

Dokumentet e bashkangjitur