Postuar më: 03 Mars 2015

RAPORTI I MONITORIMIT Për periudhën Janar - Dhjetor 2014

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, në aktivitetin e saj për Vitin 2014 është mbështetur në Misionin e saj, si dhe në :

  • Sistemin e Planifikimit të Integruar;
  • Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Social Ekonomik;
  • Kuadrin Makroekonomik;
  • Objektivat dhe zhvillimin e Politikave Sociale
  • Strategjinë sektoriale për Mbrojtjen Sociale
  • Punësimin dhe Sigurimet Shoqërore
  • Programet e zhvillimit

MMSR synoi zhvillimin e këtyre prioriteteve :

  • Zhvillimin Institucional,
  • Zhvillimin e politikave shteterore per punesim, arsim dhe formim profesional,
  • Ndërhyrjet afatshkurtera dhe afatmesme në tregun e punes për zbutjen e papunësisë,
  • Forcimin e kohezionit social,
  • Ngritjen dhe përsosjen e një rrjeti të qëndrueshem të shërbimeve te perkujdesit social,
  • Fuqizimin e skemës të Sigurimeve Shoqërore,
  • Zhvillimin e shërbimeve sociale në komunitet dhe ngritjen e shërbimeve komunitare alternative,
  • Uljen e varfërisë së shtresave në nevojë,
  • Nxitjen e barazisë gjinore,
  • Parandalimin e dhunës në familje,
  • Mbrojtjen e të drejtave të fëmijve,
  • Zbatushmërine e objektivave të Strategjise Kombetare te PAK,
  • Zbatushmërine e objektivave të Strategjisë për përmiresimin e kushteve të jetesës së Minoritetit Rom dhe planit të dekadës së përfshirjes së këtij komuniteti,
  • Inspektimin në Punë,
  • Hartimi dhe zbatimi i politikave per mbeshtetjen e rinise ne te gjitha fushat e veprimtarisë,
  • Integrimin dhe rehabilitimin e ish të perndjekurve politike në menyre që kjo shtresë të integrohet ne jeten e shoqerise shqiptare,
  • Garantimin e lirisë së besimit dhe rritjen e bashkëpunimit, mirëkuptimit për zhvillimin e tolerancës ndërfetare në Shqipëri.

Objektivat e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, për Vitin 2014, konsistuan në:

  1. Realizimin me efiçencë i obligimeve dhe programeve tw qeverisw shqiptare;
  2. Zhvillimin e politikave shtetërore në fushën e punësimit, arsimit dhe formimit profesional;
  3. Zhvillimin e politikave shtetërore në fushën e emigracionit dhe imigracionit të punës;
  4. Zhvillimin e politikave në fushën e marrdhënieve të punës, inspektimit, sigurisë dhe shëndetit në punë;
  5. Zhvillimin e politikave dhe monitorimin e politikave, legjislacionit, aktiviteteve që kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore, si dhe procesin e koordinimit të skemave të mbrojtjes shoqërore me vendet e tjera;
  6. Zhvillimin e politikave, qё synojnё mbrojtjen, promovimin, integrimin dhe pёrmirёsimin e vazhdueshёm tё mirёqenies sociale sё individёve, familjeve dhe komuniteteve nё nevojё;
  7. Zhvillimin e politikave pёr adresimin e çёshtjeve tё dhunёs me bazë gjinore, tё abuzimit ndaj fёmijёve, grave dhe grupeve tё tjera, barazinё gjinore, mbrojtjen e tё drejtave tё fëmijёve, mosdiskriminimin pёr shkak tё orientimit seksual, aftёsisë sё kufizuar, etnicitetit dhe minoritetit;
  8. Zhvillimin e politikave dhe modeleve për ndihmën dhe shërbimet shoqërore alternative për individët dhe grupet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike;
  9. Hartimin dhe rishikimin e standarteve pёr shёrbime tё ndryshme shoqёrore dhe inspektimin e tyre pёr garantimin e njё shёrbimi cilёsor;
  10. Nxitjen dhe zhvillimin e dialogut social, në kuadrin e partneritetit, me qëllim harmonizimin e interesave të palëve për minimizimin e konflikteve sociale;
  11. Koordinimin dhe monitorimin e politikave ndërsektoriale të përfshirjes dhe mbrojtjes sociale që hartohen dhe zbatohen nё bashkёpunim me ministritë e linjës dhe institucione të tjera qendrore;
  12. Bashkërendon marrëdhëniet me komunitetet fetare, shoqatat, fondacionet fetare ose humanitare-fetare. Garanton asnjanësinë në çështjet e besimit, njeh barazinë e bashkësive fetare dhe respekton pavarësinë e tyre. Punon për garantimin e lirisë së besimit e për zhvillimin, bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe tolerancën ndërfetare në Shqipëri.
  13. Përmirësimin e kuadrit ligjor për rritjen e përfshirjes së të rinjve në jetën sociale dhe vendimmarrje, si dhe mbështetjen dhe fuqizimin e organizatave rinore.
  14. Hartimin e programeve për integrimin dhe rehabilitimin e ish të përndjekurve në menyrë që kjo shtresë të integrohet në jetën e shoqërise shqiptare. Ngritjen e kujtesës historike.
Dokumentet e bashkangjitur