Postuar më: 12 Shtator 2017

Raport progresi 2016 SKPA

 

                                      Tabela e Lëndës

 

Parathënie

Përmbledhje ekzekutive

I. PROGRESI VJETOR NË ZBATIMIN E SKPA 2014-2020............. ..13
I.1 Statusi i zbatimit të masave të SKPA 2014-2020 gjatë vitit 2016. ..13
1.2 Burimet dhe alokimet financiare ....................................................14
II. KONTRATA PËR REFORMËN SEKTORIALE - PUNËSIMI DHE AFTËSITË (2016-2018) . 16
2.1 Rezultatet Kyçe dhe Arritjet - Kontrata për Reformën Sektoriale.......................................  17
III. MUNDËSI PËR PUNË TË DENJË NËPËRMJET POLITIKAVE EFEKTIVE TË TREGUT TË PUNËS......................................................................................................................................  21
A1. Progresi i Bërë në drejtim të Modernizimit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit ...............   25
A1.1 Riorganizimi i zyrave të SHKP sipas Modelit të Ri të Shërbimeve. .................................   25
A1.2  Përcaktimi dhe zbatimi i një plani për rekrutimin dhe zhvillimin e stafit të SHKP ...........   26
A1.3  Modernizimi i infrastrukturës dhe i sistemeve TI në SHKP..............................................   26
A1.4  Përcaktimi i modaliteteve të reja të bashkëpunimit me të tretët. ....................................   27
A2. Përmirësimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor dhe institucional ..............................................  30
A2.1 Rregullimi i agjencive private të punësimit .......................................................................  30
A2.2 Zgjerimi i njohjes dhe përmirësimi i shërbimeve të inspektimit .......................................   31
A3. Politikat aktive të tregut të punës ........................................................................................  33
A3.1 Vlerësimi dhe formulimi i politikave të përshtatshme gjinore të tregut të punës ................ 33
A3.2 Regjistrimi, profilizimi dhe këshillimi me ndjeshmëri gjinore i punëkërkuesve ................... 36
A4.1 Krijimi i një sistemi të qëndrueshëm me ndjeshmëri gjinore për monitorimin ....................  37
IV:  ARSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL CILËSOR PËR TË RINJTË DHE TË RRITURIT ..39
B1. Optimizimi i rrjetit të ofruesve të AFP dhe diversifikimi i ofertave.......................................... 42
B1.1 Vlerësimi dhe riorganizimi i ofruesve kryesorë të AFP në nivel rajonal. ..............................42
B1.2 Mirëmbajtja e bazës së të dhënave dhe sigurimi i cilësisë së ofertës së trajnimit..............  43
B2.  Progresi i bërë përsa i përket Sigurimit të Cilësisë së ofruesve të AFP ...............................46
B2.1 Analizimi dhe përmirësimi i ndërtesave, reparteve të punës dhe i paisjeve të disponueshme në AFP........................................................................................................... ....................................46
B2.2  Krijimi i Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale .................................................47
B2.3  Rishikimi i programeve ekzistuese dhe hartimi i programeve të reja për ofrimin e AFP-së post-sekondare..................................................................................................................................... 48
B2.4  Vlerësimi i përmbajtjes së materialeve ekzistuese mësimore për barazinë gjinore.. ..........48
B2.5  Përcaktimi dhe zbatimi i kritereve për sigurimin e cilësisë së AFP .....................................49
B3. Rritja e imazhit dhe e informacionit publik për AFP ...............................................................50
B3.1  Organizimi i fushatave publicitare/ndërgjegjësuese për AFP dhe TNGjGjJ .......................50
B3.2  Projektimi i një portali web/baze të dhënash publike, interaktive dhe të kërkueshme për AFP dhe TNGjGjJ ......................................................................................................................................51
B3.3   Përgatitja e nxënësve shqiptarë të AFP për pjesëmarrje në konkurset e aftësive... ........52
B4. Progresi i bërë përsa i përket forcimit të lidhjeve midis të nxënit dhe punës .......................53
B4.1  Futja e një modeli në sistem për të organizuar lidhjet midis AFP dhe bizneseve. ............53
B4.2  Lidhja e marrëveshjeve me kompanitë .............................................................................53
B4.3  Organizimi i elementeve të qasjes së sistemit dual ..........................................................54
B4.4  Promovimi i të nxënit për sipërmarrjen dhe i sipërmarrjes së grave .................................55
B4.5  Përgatitja e materialeve mësimore që lidhen me aftësitë për kalimin në punë. ................55
B5.  Progresi i bërë për rritjen e rekrutimit dhe përmirësimin e kompetencave të mësuesve të AFP. 57
B5.1  Përcaktimi i një politike të re për rekrutimin dhe zhvillimin profesional të mësuesve të AFP. ...57
B5.2  Vlerësimi i kompetencave të mësuesve të AFP në institucionet e AFP ...................................57
B5.3  Rishikimi i modelit të përgatitjes së mësuesve të AFP............................................................. 57
B5.4 Trajnimi fillestar orientues (induction) për të gjithë mësuesit potencialë të AFP....................... 58
B5.5 Organizimi dhe kryerja e trajnimit për të gjithë mësuesit e AFP (gjatë punësimit/in-service). ..58
B5.6  Organizimi dhe kryerja e trajnimit për drejtuesit e burimeve njerëzore të AFP publike ...........59
V. MË SHUMË PËRFSHIRJE SOCIALE DHE KOHEZION TERRITORIAL NËPËRMJET POLITIKAVE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE. ...................................................................................................62
Shtylla C - Përshkrimi i rezultateve të arritura sipas nën-objektivave dhe sipas Masave 
C1. Progresi i Bërë përsa i përket Shtrirjes së shërbimeve të punësimit dhe formimit profesional në zonat rurale..................................................................................................................................... 65
C1.1  Vendosja e bashkëpunimit ndër-ministror për të adresuar situatën në zonat rurale.... .........65
C1.2 Shtrirja e shërbimeve të punësimit në zonat rurale................................................................ 65
C1.3 Rritja e ofertave të AFP në zonat rurale dhe për grupet vulnerabël .......................................65
C1.4 Trajnimi dhe punësimi i individëve të margjinalizuar dhe të pafavorizuar............................... 65
C2. Progresi i bërë për promovimin e sipërmarrjes sociale (ekonomia sociale dhe vendet e punës në sektorin e tretë) dhe të fuqizimit ekonomik të grave ........................................................................66
C2.1 Hartimi dhe zbatimi i masave për sipërmarrjen sociale. .........................................................66
C2.2 Krijimi i kushteve për nxitjen e punësimit në ndërmarrjet sociale........................................... 67
C3. Progresi i bërë për të minimizuar pasivitetin dhe grackat e ndihmës sociale ...........................67
C3.1 Reforma e sistemit të ndihmës sociale ...................................................................................67
VI. Qeverisje më e mirë e tregut të punës dhe sistemeve të kualifikimeve .....................................70
Shtylla D - Përshkrimi i rezultateve të arritura sipas nën-objektivave dhe sipas Masave ...............71
D1.Progresi në reformimin e financimit dhe të qeverisjes së tregut të punës dhe të AFP. .............72
D1.1 Krijimi i Fondit për Zhvillimin e Punësimit dhe të Aftësive. .....................................................72
D1.2 Krijimi i strukturës/strukturave autonome për administrimin e AFP ........................................72
D1.3 Forcimi i rolit të Këshillit Kombëtar të Punës. .........................................................................73
D1.4 Krijimi i Këshillit Kombëtar për Punësimin dhe AFP. ...............................................................73
D2. Zhvillimi dhe zbatimi i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve ......................................................74
D2.1 Rishikimi i punës së ndërmarrë për kualifikimet profesionale të KSHK.................................. 74
D2.2 Ngritja dhe vënia në funksionim e komiteteve sektoriale. .......................................................74
D2.3 Rishikimi dhe lidhja e kurrikulave me KSHK. ..........................................................................75
D2.4 Përzgjedhja e organeve dhe përcaktimi i procedurave për validimin e kualifikimeve, vlerësimi i aftësive, certifikimi dhe validimi/njohja e të nxënit të mëparshëm................................................... 75
D3.1 Rishikimi me ndjeshmëri gjinore i anketave ekzistuese dhe i analizave të nevojave për aftësi 77
D3.2 Krijimi i një sistemi gjurmues me ndjeshmëri gjinore për AFP ..................................................77
D3.3 Përgatitja e instrumenteve për shkëmbimin e informacionit në lidhje me të dhënat me ndjeshmëri gjinore në tregun e  punës ................................................................................................................77
D3.4 Ngritja e mekanizmave për parashikimin e aftësive sektoriale. ...............................................78
D4. Modernizimi i kuadrit legjislativ për AFP (AFP fillestare dhe trajnimi i të rriturve) ......................78
D4.1 Rishikimi i të gjitha pjesëve të legjislacionit ekzistues që rregullojnë AFP -në .........................78
D5. Legjislacioni kombëtar që rregullon lëvizshmërinë dhe qeverisjen e tregut të punës është në një linjë me objektivat më të gjera të vendit për zhvillimin social-ekonomik dhe me Acquis të BE  .............79
D5.1 Përafrimi i legjislacionit përkatës shqiptar me Direktivat e BE............................................... 79
D5.2 Plotësimi i hendeqeve në aftësi në tregun lokal të punës nëpërmjet punësimit aktiv të specialistëve ..........................................................................................................................................................79
VII. ARRITJET E STRATEGJISË PËR PUNËSIM DHE AFTËSI.................................................... 81
8. SFIDAT PËRPARA...................................................................................................................... 85
Shtojca F. Institucionet përgjegjëse sipas Masave (mbledhja e të dhënave) ..................................89
Shtojca G. SKPA 2020 Lista e treguesve kyç statistikorë 


Permbledhje

Ekonomia Shqiptare ka hyrë në një cikël rritjeje, duke lënë pas ndikimin negativ të krizës globale. Megjithatë, rritja ekonomike mbetet e ndjeshme ndaj faktorëve të brendshëm ose të jashtëm dhe përparimi në reformat e filluara është thelbësor për të siguruar qëndrueshmëri të rritjes ekonomike. Strategjia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive 2014-2020 (NESS 2014-2020) vë njohuritë dhe aftësitë si bazë të modelit ekonomik dhe faktorëve të rritjes ekonomike, si e tillë kjo strategji do të kontibojë nëqëndrueshmërinë dhe gjithëpërfshirjen e rritje ekonomike.  Objektivi kryesor i NESS 2014-2020 është promovimi i shanseve të barabarta në punësim dhe aftësim  për të gjitha gratë dhe burrat shqiptarë. Kjo strategji paraqet një nga angazhimet më serioze të qeverisë Shqiptare kundrejt përmirësimit të mirëqenies qytetare.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë është institucioni që udhëheq zbatimin e NESS 2014-2020, në bashkëpunim me ministriti të tjera si Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Financave. Zbatimi i NES ka përfituar asistencë teknike dhe mbështetje buxhetore nga partnerët nderkombëtare si PNUD, ETF, GIZ, ADA, SDC, IASDA etj. Në vitin 2015, Bashkimi Europian i akordoi NESS-it nëpërmjet Kontratës së Reformave Sektoriale  një mbështetje buxhetore prej 30 milion Euro. Ky raport vjetor progresi është një nga detyrimet e Kontratës së Reformave Sektoriale. Progresi i bërë në sektorin të punësimit dhe aftësive për vitin 2015 u vlerësua nga Bashkimi Europian dhe u mbështet me disbursimin e financimit sipas SRC.

NESS 2014-2020 është organizuar në katër pilarë kryesorë strategjikë dhe 52 masa ndërhyrje që do të zbatohen në një periudhë 7-vjeçare. Gjatë vitit 2016, nga këto 52 masa, 48 ose 92% e tërësisë së masave të planifikuara për tu ndërmarrë kanë filluar të zbatohen. Në kuadrin e zbatimit të strategjisë disa ndërhyrje që kanë të bëjnë më shtrirjen e shërbimeve  të punësimit në zonat rurale kanë hasur vështirësi për tu zbatuar  për shkak të kufizimeve buxhetore-financiare.

Shpenzimet publike për arsimin profesional, tregun e punës dhe masat e punësimit arritën në 28 milion EUR  në vitin 2016. Financimi publik për arsimin profesional u rrit 33% në vit, ndërkohë që fondet e shpenzuara për politikate tregut të punës dhe masat për nxitjen e punësimit  u rritën me 11% në krahasim me vitin 2015.

Zbatimi i strategjisë ka ndikuar pozitivisht në pjesëmarrjen dhe punësimin, pjesëmarrja në tregun e punës për individët mbi është raportuar në 57.4% për vitin 2016. Pjesëmarrja në tregun e punës shënoi një rritje vjetore prej 1.7 pikë përqindjeje, duke akumuluar një përmirësim prej 26.1% gjatë periudhës 2014-2016.

Masat e zbatuara në kuadrin e SKPA kanë patur impakt pozitiv tek pjesëmarrja në tregun e punës dhe tek punësimi në përgjithësi. Nga viti 2015 në vitin 2016 punësimi është rritur me 6,5 %, ndërsa shkalla zyrtare e papunësisë (për grup-moshën 15-74 vjeç) është ulur me 1,9 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 28,9 %, (29,7 % për meshkujt dhe 27,8 % për femrat). Krahasuar me vitin pararendës, shkalla e papunësisë së të rinjve pësoi një rënie prej 4,3 pikë përqindje. Papunësia afatgjatë mbetet ende e ngurtë ndaj ndërhyrjeve politike. Papunësia afatgjatë tek popullsia në përgjithësi pësoi një rritje të lehtë (0,2 pikë përqindje) krahasuar me vitin e mëparshëm,

Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP) u transformua plotësisht nën Modulin e Shërbimit të Ri (NSM), ndërkohë që ka përfunduar ri-konstruksioni i 7 zyrave të punës në vitin 2016. Shërbimet e punësimit janë përmirësuar, duke përfshirë këtu edhe shërbimet e këshillimit dhe ndërmjetësimit. SHKP investoi gjatë 2016 në përmirësimin dhe funksionimin e sistemit të informacionit, i cili gjatë 2016 u integrua me databaza te tjera informative kombëtare duke përmirësuar ndjeshëm eficiencën dhe targetimin e politikave  të punësimit. Raporti i vlerësimit të politikave të punësimit udhëhoqi reformimin dhe ndryshimet në politikat aktive të tregut të punës, të organizuar në shtatë programe punësimi, nga të cilat dy programe janë të reja në mbështetje të punësimit të grupeve të marxhinalizuara. Financimi publik i politikave të punësimit për vitin 2016 u vlerësua në 490 Mln Lekë.

Vlerësimi i programeve të reja të punësimit të realizuara gjatë 2015-2016 ka filluar të hartohet nga programi i PNUD. Ky vlerësim do të sjellë rekomandime për përmirësimin e politikave të punësimit të bazuara në ndikim e tyre dhe jovevtëm në targetim.  Politikat e punësimit do të përfitonin nga forcimi  i bashkëpunimit me partnerët socialë dhe bizneset, përmirësimi në vazhdim i sistemit të informacionit dhe menaxhimit, duke përfshirë këtu integrimin e të dhënave të besueshme nga agjencitë private të punësimit dhe Inspektorati i Punës.

Reformimi dhe përmirësimi i Arsimit dhe Formimi Profesional ka vazhduar me përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës mësimore, investimet në të cilën gjatë 2016 kanë u dyfishuan dhe arritën në vlerën 504.4 milionë lekë. Gjatë 2016, në AFP u regjistruan rreth 35.4 mijë studentë, duke shënuar një rritje prej 14% krahasuar me vitin 2014.  Numri i pjesëmarrësve në kurset e shkurtra të trajnimit u rrit me 25% në krahasim me 2014. Pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara ishte më i ulët se objektivat e synuara.
 
MMSR ka reduktuar numrin e shkollave të AFP-së nga 39 në vitin 2015 në 35 në vitin 2016. Përpjekjet për themelimin e qendrave multifunksionale të AFP-së kanë filluar në Elbasan, Shkodër, Tiranë dhe Fier me ndihmën e projektit IPA 2013 . Diskutimet mbi atë se cili model i qëndrave multifunksionale të AFP-së është më i përshtatshëm për kushtet në Shqipëri vazhdon dhe praktikat aktuale janë duke u vlerësuar. .

Ndërkohë që përgatitjet për akreditimin e ofruesve të AFP-së publike ose jopublike janë duke u zhvilluar, korniza ligjore që rregullon këtë proces është akoma e pa konsoliduar. 
Sistemi i gjurmimit i cili ndjek procesin e punësimit të individëve është përgatitur, por akoma nuk është funksional në të gjitha shkollat AFP. Ky sistem, duke ndjekur punësimin e të rinjve që përfundojnë arsimin profesional do të sigurojë feedback për cilësinë e arsimit profesional dhe vlefshmërinë e tij në tregun e punës. Të dhënat aktuale të punësimit  të të rinjve që kanë përfunduar arsimin profesional tregojnë për shkallë të ulët të punësimit. Sistemi i gjurmimit, do ti shërbeje edhe përfshirjes së bizneseve në ofrimin dhe reformimin e arsimit profesional duke integruar kerkesat që vijnë nga tregu i punës.


Përpjekjet për rishikimin e Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010 "Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve", duhet të përshpejtohen në mënyrë që drafti i përgatitur të konsultohet dhe aprovohet.  Ky ligj do të përmirësojë ndjeshëm procesin e hartimit të kurrikulave në arsim dhe formimin profesional, si dhe njohjen e AFP në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ky ligj do ti shërbejë mobilitetit të studentëve dhe profesionisteve me arsim profesional të mesëm.

Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, ka mundur të ndikojë ndjeshëm redukrimin e papunësisë,  megjithatë ka qënë sfiduese dhe e vështirë përfshirja dhe punësimi i personave të marxhinalizuar. Papunësia afatgjatë mbetet e larte, në 2016 papunësia aftgjayë për meshkujt u ul, ndërsa ajo e femrave e femrave pësoi një rritje prej rreth 2%. Papunësia mes të rinjve u ul ndjeshëm krahasuar me 2015, papunësia mes të rinjve u ul me 7% , papunësia mes te rejave ra me 2.7%. Punëkërkuesit e papunë që përfituan mbështetje nga programet e punësimit përfaqësonin 10% të totalit të të regjistruarve të papunë. Individë të papunë nga grupet e margjinalizuara, si romët dhe egjiptianëtrezultojnë të jenë përfitues të programeve të punësimit në një masë modeste.

Ministria e Mirëqënies dhe Rinisë, si Institucioni lider në zbatimin dhe monitorimin e strategjisë, ka forcuar ndjeshëm kapacitetet në hartimin dhe zbatimin e politikave të punësimit dhe AFP-së. Monitorimi dhe vlerësimi i strategjisë do të kërkojë forcimin e kapaciteteve të Departamentit te Monitorimit.

Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, ka mundur të sjellë përmirësim të ndjeshëm të treguesve të punësimit si dhe arsimit e formimit profesional. Vazhdimësia e planit të veprimit në kuadër të strategjisë do të mundësojnë krijimin e një tregu pune më gjithëpërfshirës duke përmirësuar punësimin e grupeve të marxhinalizuara. Ndryshimet në kuadrin rregullativ të arsimit profesional do të mundësojnë përmirësimin e cilësisë dhe njohjen e arsimit profesional duke përmirësuar shanset për punësim dhe mobilitete të profesionistëve.

 

 

 

 

Dokumentet e bashkangjitur