Postuar më: 24 Shkurt 2015

Politikat e privatësisë

Të nderuar vizitorë të faqes zyrtare të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,

Të gjitha të dhënat e përfshira në faqen zyrtare të web-it www.sociale.gov.al si dhe të dhënat të cilat mbahen në sistemin e arkivimit të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  i nënshtrohen ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 ”Për mbrojtjen e të dhënave personale” të ndryshuar.

Institucioni ynë, në cilësinë e kontrolluesit të faqes në web www.sociale.gov.al mbledh, përpunon dhe ruan të dhëna sipas qëllimit të përcaktuar, në përputhje me ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar. Dëshirojmë të bëjmë me dije se dhënia e të dhënave personale nuk është e detyrueshme, por në vullnetin e çdo subjekti për të dhënë ose jo informacion.

Në cilësinë e kontrolluesit kemi marrë masat e përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona te paautorizuar. Pasi informacioni mbërrin në serverin e MMSR-së, kjo e fundit implementon një sistem sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Pasi përdoruesi të këtë dhënë vullnetarisht informacion, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë institucionit tonë , të aksesojë këto të dhëna si dhe të kërkojë korrigjimin e tyre. Ruajtja, trajtimi dhe përpunimi i këtyre të dhënave bëhet në përputhje me ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008  "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Me qëllimin që bashkëpunimi ynë të jetë i besueshëm dhe efiçent, dëshirojmë të garantojmë çdo subjekt të të dhënave, se institucioni ynë mbështet dhe vlerëson maksimalisht parimin e transparencës duke garantuar te secili prej jush, siguri në përpunimin e informacionit tuaj

Mbrojtja e të dhënave personale

Mbrojtja e të dhënave personale bazohet në përpunimin në mënyrë të drejtë e të ligjshme në grumbullime për qëllime specifike të përcaktuara qartë e ligjitime, në saktësinë e të dhënave dhe në përditësimin e tyre sipas qëllimit që janë mbledhur.

E drejta për akses

Çdo person ka të drejtë të marrë nga kontrolluesi:

- Konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit për kategorinë e të dhënave të përpunuara, dhe për marrësit dhe kategoritë e marrësve të cilëve ju përpunohen të dhënat personale.

- Në një formë të kuptueshme, të dhënat personale dhe për informacionin e disponueshëm për burimin e tyre;

- Në rastet e vendimeve automatike informacion për logjikën e përfshirë në vendimarrje.

- Informacioni për të dhënat komunikohet në formën në të cilën ishin në kohën kur është bërë kërkesa.

- Kontrolluesi brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës infomon subjekin e të dhënave ose i shpjegon arsyet e mosdhënies së informacionit.

- E drejta për akses ushtrohet në përputhje me parimet kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe informacionit, lirisë së shtypit dhe sekretit profesional dhe mund të kufizohet kur cënon interesat e sigurisë kombëtare, politikën e jashtme, interesat ekonomike dhe financiare të shtetit, parandalimin e veprave penale.

- E drejta e aksesit nuk mund të ushtrohet në rastet e parashikuara në pikën 1 të nenit 10 të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar.

- Në rast se aksesi mohohet duke argumentuar se cënohen interesat e sigurisë kombëtare politika e jashtme interesat ekonomikë dhe financiarë të shtetit parandalimi dhe ndjekja e veprave penale ose liria e shprehjes dhe informimit apo liria e shtypit subjekti i të dhënave personale mund ti kërkojë komisionerit të kontrollojë përjashtimin në rastin konkret. Komisioneri infomon subjekin e të dhënave për masat e marra.

E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen

- Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

- Kontrolluesi brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta infomojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen apo moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo fshirjes.

- Nëse kontrolluesi nuk bën bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara nga subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te komisioneri.

Vendimarrja automatike

- Çdo person ka të drejtë të mos jetë subjekt i vendimeve, të cilat shkaktojnë efekte ligjore për të ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishme tek ai edhe kur vendimi është bazuar vetëm në përpunimin automatik të të dhënave që synojnë të vlerësojnë disa aspekte personale që lidhen me të veçanërisht efektivitetin në punë, besueshmërinë ose sjelljen.

- Një person mund të jetë subjekt i një vendimi të marrë sipas pikës së mësipërme kur merren masa për të mbrojtur interesat e tij të ligjshme, duke e lejuar atë të parashtrojë pikwpamjet e tij.

E drejta e subjektit për të kundërshtuar

- Subjekti i të dhënave ka të drejtë të kundërshtojë, në çdo kohë, mbështetur në ligj përpunimin e të dhënave rreth tij, sipas shkronjave ”d” dhe ”dh” të ligjit nr. 9887 sipas rasteve të parashikuara.

- Subjekti i të dhënave ka të drejtë ti kërkojë kontrolluesit të mos fillojë ose, nëse përpunimi ka filluar të ndalojë përpunimin e të dhënave personale, që lidhen me të për qëllime të tregëtimit të drejtpërdrejtë si dhe të informohet përpara përhapjes për herë të parë të të dhënave personale për këtë qëllim.

E drejta për tu ankuar

- Çdo person që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi në përputhje me Kodin e Procedurës Civile subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.

- Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në vendimin përfundimtar.

Kompensimi i dëmit

- Çdo person të cilit i është shkaktuar një dëm si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale ka të drejtë t’i kërkojë kontrolluesit kompesim sipas rregullave të parashikuara në Kodin Civil.

Detyrimi për informim

- Kontrolluesi kur mbledh të dhënat personale duhet të informojë subjektin e të dhënave për fushën dhe qëllimin për të cilin do të përpunohen të dhënat personale për personin që do të përpunojë të dhënat për mënyrën e përpunimit, përveç rastit kur subjekti i të dhënave është në dijeni të këtij informacioni. Kontrolluesi duhet të infromojë subjektin e të dhënave për të drejtën për akses si dhe për të drejtën për korrigjim të të dhënave të tij.

Masat për sigurinë e të dhënave personale

- Kontrolluesi ose përpunuesi merr masa organizative, teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i tyre bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi.

Kontrolluesi merr këto masa të veçanta sigurie

- Përcakton funksionet nëpërmjet njësive organizative dhe operatorëve për përdorimin e të dhënave;

- Përdorimi i të dhënave bëhet me urdhër të njësive organizative ose të operatorëve të autorizuar;

- Udhëzon operatorët, pa përjashtim, për detyrimet që kanë, në përputhje me këtë ligj dhe rregulloret e brendshme për mbrojtjen e të dhënave, përfshirë edhe rregulloret për sigurinë e të dhënave;

- Ndalon hyrjen në mjediset e kontrolluesit ose të përpunuesit të të dhënave të personave të paautorizuar;

- Hyrja në të dhënat dhe programet bëhet vetëm nga personat e autorizuar;

- Ndalon hyrjen në mjetet e arkivimit dhe përdorimin e tyre nga persona të paautorizuar;

- Vënia në punë e pajisjeve të përpunimit të të dhënave bëhet vetëm me autorizim dhe çdo mjet sigurohet me masa parandaluese ndaj vënies së autorizuar në punë.

- Regjistron dhe dokumenton modifikimet, korrigjimet, fshirjet, transmetimet etj;

- Të dhënat e regjistruara nuk përdoren për qëllime të ndryshme, që nuk janë në pëputhje me qëllimin e grumbullimit. Ndalohet njohja ose çdo përpunim i të dhënave të regjistruara në dosje për një qëllim të ndryshëm nga e drejta për të hedhur të dhëna. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur të dhënat përdoren për të garantuar sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin dhe hetimin e kryerjes së veprës penale, apo ndjekjen e autorëve të saj, ose për shkelje të etikës për profesionet e rregulluara.

- Dokumentacioni i të dhënave mbahet për aq kohë sa është i nevojshëm për qëllimin për të cilin është grumbulluar.

- Niveli i sigurisë duhet të jetë i përshtatshëm me natyrën e përpunimit të të dhënave personale. Rregulla të hollësishme për sigurimin e të dhënave përcaktohen me vendim të komisionerit.

- Procedurat e administrimit të regjistrimit të të dhënave, të hedhjes të të dhënave, të përpunimit dhe nxjerrjes së tyre përcaktohen me vendim të komisionerit. 

Dokumentat e fundit