#ShqipëriaDhuron

“Shqipëria Dhuron” nisi rrugëtimin në Durrës në 13 Dhjetor 2013 nga Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj dhe Shërbimi Social. Nismës për një Shqipëri më solidare i janë përgjigjur biznese, individë, institucione shtetërore, OJF, organizata kulti, fondacione dhe qindra vullnetarë.
Nisma “Shqipëria Dhuron”, është fokusuar në tre drejtime kryesore. Së pari në  familjet që kanë nevoja ekstreme jetese, së dyti në institucionet e përkujdesit shoqëror, ku trajtohen fëmijë jëtimë,  fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara, të moshuar të vetmuar dhe pa përkrahje, gra dhe fëmijë viktima të dhunës në famile, koomunitet rom, si dhe së treti në organizata jofitimprurëse të shoqërisë civile, që ofrojnë shërbime përkujdesi për të gjitha kategoritë në nevojë.
 
Gjatë ketyre ditëve, duke koordinuar punën me 12 Zyrat Rajonale nëpër 12 qarqet e vëndit janë identifikuar dhe adresuar në shkallë vëndi nevojat e familjeve më në nevojë , nderkohe qe janë shpërndarë deri tani 20 000 pako, kontribut i donatorëve, kanalizuar nepërmjet drejtorive rajonale të SHSSH.
Identifikimi dhe adresimi i nevojave të këtyre familjeve, është bërë nga stafet e zyrave rajonale të SHSSH dhe vullnetarët në ndihmë të tyre, për të dëshmuar që të gjithë së bashku , se  në emër të humanizmit, mund të bëjmë shumë, të ofrojmë sa më shumë përkushtim njerëzor, më shumë ndjeshmëri qytetare dhe reagim.
Në shkallë vëndi donacionet më të mëdha  janë ofruar nga Fondacioni ADRA, Bisnes Albania, SFI , Vodafon, Tirana Bank, NBG Bank, Albtelekom dhe Eagle, Llotaria Kombëtare, Biznes Albania, Komiteti i kulteve, Banka Botërore, etj.     
 
Ndërkohë është siguruar mbështetje materiale si dhe është festuar me përfituesit e shërbimive në institucionet e përkujdesit në sajë të mbështetjes së donatorëve të ndryshëm, jo vetëm biznese por edhe organizata të shoqërisë civile. Shpesh mbështetja është ofruar edhe për  disa OJF që ofrojnë shërbime për fëmijë (lodra dhe festa për fëmijët).
 
«Shqipëria Dhuron», do të vijojë edhe përtej këtij muaji kalendarik. Kjo nisëm e cila startoi me fjalët e Ministrit Veliaj , ku  “Secili mund të bëjë diçka. Ne synojmë që gjatë një muaji të sensibilizojmë të gjithë qytetarët për t'i ardhur në ndihmë kujtdo që ka nevojë, veçanërisht në këto ditë para festave të fundvitit. Synojmë të kemi një Shqipëri më solidare”, është vetëm fillimi i një pune të madhe, e një mëndësie të re që do të japë frytet e saj në ditët në vijim, në të mirë të shoqërisë shqiptare.