Programi i parë i praktikës profesionale mbeshtetur nga MMSR dhe USAID, Mars 2014

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me USAID ka mbështetur Programin e parë të praktikës profesionale në Advokaturën e shtetit, me synim aftësimin sa më të mirë profesional të juristëve të ardhshëm në Shqipëri. Ky është programi i parë i praktikës profesionale pranë këtij Institucioni për studentë të vitit të fundit në ciklin e dytë të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Program 6 mujor do t’u japë studentëve pjesëmarrës një mundësi për krijimin e aftësive praktike, për zhvillim profesionali dhe për orientim në tregun e punës ndërsa përgatiten për t’u punësuar si profesionistë të rinj të ligjit.