`NJË MENDËSI TJETËR`

Konferenca e titulluar “Një Mendësi Tjetër” mbi Rininë, Kulturën dhe Kreativitetin është një eveniment dy-ditor i cili do të synojë krijimin e një shkëndije të parë në atë që ne duam që të kthehet në një proces dinamik në të ardhmen. 
Konferenca synon të mbledhë organizata rinore, artistë, arkitektë, dezajnera dhe aktivistë me fokusin për të diskutuar mbi Kulturën dhe Kreativitetin si forma për të maksimizuar influencën në hapsirën shoqërore, dhë për pasojë fuqizimin, e të rinjve si qytetarë aktiv.
Do të jetë dhe një hap i parë për politikë-bërësit, mass-median dhe shoqërinë civile që të njohë rëndësinë e kulturës dhe kreativitetit si një parametër të domosdoëshëm për zhvillimin dhe mirëqenien e shoqërisë. Aktiviteti organizohet nga Drejtoria e Politikave Rinore, Ministria e Kultures, Friedrich Ebert Stiftung, UNDP.