16 DITË AKTIVIZËM NË LUFTËN KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE!

Vrasja brutale e tre motrave Mirabelle, aktiviste politike të Republikës Domenikane, më 25 nëntor 1960, shërbeu si shkak që lëvizja e gruas në botë, që nga viti 1981 ta përkujtonte këtë ditë si ditën e luftës kundër dhunës ndaj grave. Duke e pasur prioritet të sajin, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë lançoi fushatën e luftës kundër dhunës ndaj grave në 25 Nëntor, e cila vazhdoi deri në 10 Dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, për të përforcuar mesazhin se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut.

Gjatë kësaj periudhe, MMSR-ja organizoi një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese, me mbështetetjen e UNDP, UNËOMEN, dhe të organizatave të shoqërisë civile, por ndryshe nga vitet e tjera fushata pati si fokus të sajin djemtë dhe burrat nën slloganin: “Djemtë dhe burrat, pjesë e zgjidhjes – Tregoni se jeni kundër dhunës!”. Fushata e këtij viti synoi përfshirjen e burrave dhe djemve si pjesë e rëndësishme në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, dhe kishte për qëllim promovimin e modelit mashkullor pozitiv, si dhe krijimin e partneritetit me djemtë dhe burrat për eleminimin e dhunës ndaj grave. Aktiviteti më i madh i fushatës u zhvillua në 6 Dhjetor, ku u përcollën mesazhet kryesore të kësaj nisme